‘Bishë e vërtetë’: BMW zbulon një super X5 të blinduar

BMW ka lansuar një version të blinduar të SUV-it të saj, të quajtur X5 Protection VR6.

Kjo veturë është e dizajnuar për të ofruar mbrojtje edhe për konsumatorët privat edhe për personel diplomatik nga sulmet e dhunshme e krimit të organizuar.

Shasia e X5 Protection VR6 është i përforcuar e i blinduar nga të gjitha anët, duke filluar nga tavani, pjesët anësore e deri te dyshemeja si dhe xham me shumë shtresa të trash 33mm.

BMW pohon se ky X5-s është i aftë ti rezistoj sulmeve nga armëve të vogla të zjarrit e deri te ato të kalibrit 7.62 x 39 mm, të cilat përdoren nga armët si AK-47, transmeton koha. net.

Ky SUV gjithashtu mund ti rezistoj edhe sulmit të dinamitit TNT deri në 15kg në distancë prej 4 metrash si dhe granatave të dorës.

X5 Protection VR6 ka motorin e BMW-s, twin-turbocharged 4.4 litërsh V8 me benzinë i cili prodhon 523 kuajfuqi ndërsa ka të gjitha rrotat aktive.

Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 5.9 sekonda ndërsa atë maksimale, të limituar në mënyrë elektronike në 210km/h.

Komentoni

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial