Nga nesër nuk ju duhen viza pune për në Gjermani, mjafton të plotësoni vetëm këtë kusht

Një lajm i madh ka mbërritur për të gjithë ata shqiptarë që duan të shkojnë në Gjermani.

Tashmë nuk do t’ju duhen më viza pune për të qëndruar në Gjermani, por vetëm një kontratë pune.

Partitë e koalicionit në Gjermani kanë rënë dakord për një projektligj të ri për të lehtësuar mundësitë e emigrimit për punëtorët e vendeve jo anëtare të BE-së, njoftuan sot paradite mediat vendase atje.

Ministria e Brendshme, e Punës dhe ajo Ekonomike ranë dakord për rregullat e reja, pas një kompromisi të tetorit, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve Brenda koalicionit qeverisës.

Sipas Suddenutsche Zeitung, një nga momentet e rëndësishme të ligjit është se punëdhënësit gjermanë duhet të garantojnë se nuk kanë gjetur një punëtor tjetër nga BE para se vendin e punës t’ia ofrojnë një emigranti tjetër.

Ligji do të lehtësojë dhe kufizimet që i kanë dhënë përparësi të ashtuquajturve “profesione të ngushta” që kanë më shumë vende të lira si për shembull infermierët apo kujdesi për të moshuarit.

Sipas gazetës “Handelsblatt”, Kosova do të përfitoj pasi ka shum te pa punë dhe kan të drejtë të vin dhe të punojn në gjermani.

Rregullat e reja janë të aplikueshme që nga 8 janari 2019. Qytetarët do të punojnë me dokumente të shteteve ku jetojn, por me një kontratë të garantuar punësimi nga punëdhënësi. Në këtë listë vendesh përfituese është Kosova dhe Shqipëria

Komentoni

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial