Marrëdhëniet e tensionuara me Ter Stegenin, ja çka thotë Neuer

Neuer flet për marrëdhëniet me Ter Stegenin.

Manuel Neuer mohoi të ketë marrëdhënie të tensionuar mes tij dhe Marc-Andre ter Stegenit pas debatit të fundit mes dy portierëve dhe gjithashtu i mohoi spekulimet se ai po mendon të pensionohet vitin e ardhshëm.

Kapiteni i Gjermanisë, Manuel Neuer, dhe rivali i tij për pozitën e portierit në ekipin kombëtar, Marc-Andre ter Stegen, u përfshinë në një debat publik gjatë kohës së fundit, pasi ylli i Barcelonës e shprehu pakënaqësinë e vet që nuk u inkuadrua në lojë gjatë ndeshjeve të shtatorit të Gjermanisë, transmeton Gazeta Express.

33-vjeçari Neuer iu përgjigj duke thënë se ai po e vendoste veten para skuadrës, kritikë kjo që pastaj Ter Stegeni e quajti të papërshtatshme.

Debati mes tyre u duk se u ndal, mirëpo atë e nxiti sërish presidenti i Bayernit, Hoeness, i cili e goditi Ter Stegenin pas fitores 3:0 të Barcelonës kundër Crvena Zvezdas në Ligën e Kampionëve, të mërkurën.

Hoeness i akuzoi një pjesë të mediave gjermane se po e trajtojnë portierin 27-vjeçar të Barcelonës sikur t’i kishte fituar 17 trofe të Kupës së Botës dhe insistoi se Neueri është portieri më i mirë nga ata të dy.

Edhe pse e vlerësoi mbështetjen e presidentit të klubit të tij, Neueri dëshiroi t’i japë fund debatit me bashkëkombësin e vet dhe tha se ky debat është i nxitur nga mediat. Megjithatë, vetë drejtori i klubit të tij e nxiti sërish debatin, duke e kërcënuar ekipin kombëtar të Gjermanisë, duke thënë se lojtarët e Bayernit s’do të luajnë për Gjermaninë nëse Neueri mbetet prapa Ter Stegenit.

Edhe pse trajneri Joachim Loë e ka hapur tani derën e mundësisë për të luajtur për Ter Stegenin, ai ka thënë se hierarkia në skuadër mbetet ende e paprekur, që do të thotë se Neueri mbetet edhe më tutje portieri i parë.

Neueri mohon se i gjithë ky debat ka bërë që marrëdhënia mes tij dhe Ter Stegenit të jetë e tensionuar.

“Shpresoj të na keni vëzhguar mirë. Ter Stegeni luajti mirë kundër Argjentinës. Ne e kemi skuadrën e duhur të portierëve, bashkë me Bernd Lenon dhe Kevin Trapp. Nuk ka asnjë për të cilët duhet të flasim, nuk kemi pasur asnjë bisedë të thellë”, tha Neuer.

33-vjeçari vazhdoi duke i mohuar edhe spekulimet se ai do të pensionohet së shpejti

Komentoni

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial