Haradinaj për Artan Venharit: Prishtina humbi një nga djemtë më të mirë

Lëshimi me parashutë i kushtoi me jetë Artan Venharit.

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj është shprehur i pikëlluar me vdekjen e Artan Venharit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Prishtina humbi një nga djemtë më të mirë.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Prishtina humbi sot një nga djemtë më të mirë, Artan Venhari. E dhimbshme dhe tragjike humbja e tij, nga ajo që e pati gjithë jetën pasion, fluturimin në qiell.

Ngushëllime të sinqerta familjes.

Prehu i qetë në tokën e Kosovës Artan!.

Komentoni

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial