Valon Berisha pas prangosjes të tifozëve çekë: “Vetëm një flamur valëvitet në stadiumet e Ballkanit”

Disa tifozë çekë janë prangosur nga policia e Kosovës pasi në veturat e tyre janë gjetur flamuj me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’, dronë dhe radiolidhje.

Qëllimi ishte që tifozët çekë t’i provokonin ‘Dardanët’ në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë gjatë ndeshjes së sotme.

Njëri nga kapitenët e kombëtares së Kosovës, Valon Berisha ka reaguar për lajmin e tetë tifozëve çekë që kishin planifikuar të ngritnin një banerë në dronë “Kosova është Serbi”.

Berisha përmes një postimi në facebook ka shkruar se “Vetëm një flamur mund të valvitet në stadiumet e Ballkanit”.

Postimit ja ka bashkangjitur edhe një fotografi ku shihet flamuri që ishte valëvitur në stadiumin e Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Ky pritet të jetë edhe një motiv shtesë për lojtarët e kombëtares, në ndeshjen kundër Çekisë që zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 15:00.

Komentoni

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial