Ia shkaktoi humbjen e parë Interit, Sarri tregon pikën e fortë të ekipit

Juve mbrëmë arriti të ia shkaktoi humbjen e parë Interit.

“Zonja e Vjetër” e ka mposhtur 2-1 Interin në “Giuseppe Meazza”, duke i shkaktuar skuadrës së Contes humbjen e parë këtë sezon në Serie A.

Paulo Dybala në minutën e 4’ dhe Gonzalo Higuain në minutën e 80’ shënuan për fitoren e Juventusit, ndërsa për Interin realizoi Lautaro Martinez 18’.

“Parakalimi në krye të renditjes nuk ka shumë rëndësi tani. Gjëja më e rëndësishme është që luajtëm mirë, me karakter ndaj një skuadre që ka fituar çdo ndeshje deri më tani”, tha Sarri.

Goli i Higuain u finalizua pas 24 pasimeve të sakta, tipike të një loje të Sarrit.

“Ishim duke dominuar ndeshjen (kur Juve po luante me Dybala, Higuain e Ronaldo) dhe do të ishte e padrejtë të mos shënonim. Megjithatë, kisha frikë dhe vendosa të bëja tjetër zëvendësim”.

“Kjo skuadër është mësuar të mbrojë shumë thellë, por lojtarët po adaptohen dhe kemi parë përmirësime të mëdha”, tha Sarri pas ndeshjes.

Juventusi tashmë ka marrë renditjen në Serie A me 19 pikë të grumbulluara, 1 më shumë se Interi.

Komentoni

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial