Nga Londra në Australi për 4 orë, “çmenduria” e avionëve të së ardhmes

Avionët hipersonikë me pasagjerëve në të ardhmen mund të dërgojnë britanikët në Australi për vetëm katër orë, thonë ekspertët.

Udhëtimi zakonisht zgjat rreth 19-20 orë – por koha e fluturimit mund të zvogëlohet ndjeshëm përmes një motori të ri që po ndërtohet.

Firma britanike Reaction Engines po punon në një motor të ri që mund të shtyjë një aeroplan në Mach 5.5.

Kjo është më shumë se pesë herë shpejtësia e zërit, duke rezultuar në një shpejtësi të lartë prej rreth 4,143 milje në orë.

SABER (Synergetic Air Breathing Rocket Engine) thotë se motorët mund të vihen në funksion brenda dekadës së ardhshme.

Komentoni

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial